Sa pije u shitën sot? Krahasoje me kamerë.
ArkaGuard numëron sa herë kamarierët marrin porosi në banak dhe çdo mbrëmje e krahason me listën e kontrollorit dhe me Z-raportin e arkës. E sheh në telefon, kudo që je.
Për kafene, bare dhe lokale në Kosovë. Video mbetet në lokalin tënd.

Paguan dikë vetëm për të shkruar pijet?
Shumë lokale paguajnë një kontrollor që shkruan çdo pije që del nga banaku, sepse arka fiskale nuk tregon atë që nuk u regjistrua. Por kontrollori nuk është aty çdo orë, dhe askush nuk krahason listën me arkën çdo mbrëmje.
ArkaGuard e bën këtë krahasim për ty, çdo ditë, me numra që i sheh në telefon.
Tre hapa. Asnjë ndryshim në mënyrën si punon.
Instalojmë
Një kompjuter i vogël lidhet me kamerat e lokalit. Zakonisht mjaftojnë kamerat që ke; nëse banaku nuk shihet, propozojmë një kamerë të vogël mbi të. Gati brenda 12 orësh.
Numëron
Sa herë kamarieri merr diçka në banak dhe shkon te tavolinat, sa klientë ka në sallë, dhe çdo hapje të sirtarit të arkës.
Krahason
Në mbrëmje bën foto listës së kontrollorit dhe Z-raportit. ArkaGuard i vë krah për krah me atë që pa kamera.
| Dita | Kamera (shërbime) | Kontrollori (pije) | Arka (kuponë) | Pije për shërbim |
|---|---|---|---|---|
| E hënë | 182 | 379 | 171 | 2,08 |
| E martë | 201 | 418 | 189 | 2,08 |
| E mërkurë | 196 | 352 | 160 | 1,80 |
Shembull. Kur raporti ndryshon papritur, si të mërkurën, e di cilën ditë dhe cilën orë të shikosh.

Simulim për këtë faqe, jo kamerë e vërtetë.
Çka bën sot, dhe çka jo ende BETA
Bën sot
- Numëron shërbimet nga banaku drejt tavolinave
- Numëron klientët në sallë dhe orët më të ngarkuara
- Krahason çdo mbrëmje: kamera, kontrollori, arka
- Ruan klipe të shkurtra kur sirtari i arkës hapet
- Të njofton në telefon kur një kamerë fiket ose lëvizet
Nuk bën ende
- Nuk numëron çdo pije një nga një. Këtë po e ndërtojmë me lokalet e para që e provojnë.
- Nuk njeh fytyra dhe nuk incizon zë
- Një numër nuk është provë kundër askujt: të tregon ku të shikosh
Video mbetet në lokalin tënd.
Pamjet ruhen në kompjuterin në lokal, jo në internet.
Klipet fshihen vetë pas 14 ditësh.
Faqja hapet vetëm me përdorues dhe fjalëkalim, përmes lidhjes së koduar.
Njoftimi për stafin, shenjat dhe marrëveshja, sipas Ligjit Nr. 06/L-082.
Provo 5 ditë falas.
Pa pagesë dhe pa obligim. Në ditën e fundit ulemi bashkë dhe i shohim numrat.
WhatsApp- Na shkruan dhe na tregon sa kamera ke.
- Firmosim marrëveshjen dhe njoftojmë stafin.
- Instalojmë, brenda 12 orësh.
- Çdo mbrëmje bën dy foto: lista dhe Z-raporti.
- Ditën e 5-të vendos ti: vazhdon ose e heqim.
Pyetjet që na bëjnë më shpesh
A duhet të blej kamera të reja?
Zakonisht jo. Lidhemi me kamerat dhe me regjistruesin (NVR/DVR) që ke. Nëse asnjë kamerë nuk e sheh banakun nga lart, propozojmë një kamerë të vogël shtesë.
Sa kushton?
Çmimi caktohet pas provës, sipas numrit të kamerave dhe lokaleve. Prova 5-ditore është falas.
A e zëvendëson kontrollorin?
Jo ende. Gjatë provës punon krahas tij, dhe lista e tij është krahasimi ynë. Numërimin e pijeve një nga një po e ndërtojmë me lokalet e para.
Kush i sheh pamjet?
Vetëm ti dhe kush i jep ti qasje (p.sh. menaxheri), me fjalëkalim. Ne kemi qasje vetëm për riparime, sipas marrëveshjes.
Çka duhet bërë me stafin?
Ligji kërkon që stafi të njoftohet me shkrim para se të fillojë kamera, dhe shenja në mur. Ne t'i sjellim të gatshme; ti i jep dhe i firmosin.
A duhet internet?
Po, për ta parë në telefon. Kamerat dhe numërimi punojnë edhe kur interneti bie; të dhënat nuk humbin.